Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    “Babi nuk shohim!”/ Lajmi i rëndë u shembi botën, prindërit kërkojnë ndihmë për 2 fëmijët e tyre me sëmundjen e rrallë

    0
    By admin on April 12, 2025 TvShow

    Denisa dhe Simoni ishin fare të rinj kur u njohën, u dashuruan dhe vendosën të lidhnin jetën së bashku.

     

     

    Ajo ishte nga Delvina, ndërsa ai nga Dhëmblani, fshati i vogël i Tepelenës, ku dhe hodhën themelet e para të familjes së tyre të re.

     

    Në 2018 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Desila, si një engjëll që do t’ua ndriçonte shtëpinë e do t’i nxiste të rendnin drejt një jetë më të mirë. Një vit më pas, Simoni e Denisa e lanë pas fshatin e tyre. Erdhën në Tiranë, në një shtëpi me qira, me shpresën që do të kishin mundësitë reja.

     

    Ardhja në jetë e dy vogëlushëve: Seit dhe Eldisa, u dha një gëzim të ri.

    Derisa kuptuan se në sytë e tyre të bukur e të qeshur, kishte një problem. Të vegjlit, ndërsa mësuan të ecnin, nisën të përplaseshin me sende, rrëzoheshin shpesh e nuk gjenin dot drejtimin e prindërve kur i thërrisnin.

    Pas shumë kontrollesh, mjekët dhanë lajmin që ua shembi botën dy prindërve: Seit sheh vetëm 5%, ndërsa Eldisa vetëm 2.5%. Të dy fëmijët u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë dhe shumë të rëndë të syve, një sëmundje që përparon shpejt dhe që mund t’ua marrë shikimin përgjithmonë.

    Për Simonin, kjo ishte një plagë që hapej sërish. E kishte parë këtë errësirë më parë tek babai i tij, që kishte humbur shikimin nga njëri sy në moshë të re. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë që e njëjta gjë do i ndodhte te fëmijët e tij të vegjël.

    Çdo mëngjes, fëmijët zgjohen duke kërkuar babain. Nuk e shohin, por ndiejnë praninë e tij. Zgjatin duart deri sa gishtat e tyre të vegjël prekin fytyrën e tij të lodhur, të lagur nga lotët.

    “Babi, ku je? Nuk shoh”- i thotë Seiti. Zëri i tij i vogël qëllon në zemrën e Denisës dhe Simonit si shigjetë.

    Tani, Denisa dhe Simon përballen çdo ditë me frikën se fëmijët e tyre do të rriten pa parë fytyrat e prindërve, pa parë dritën e diellit, qiellin apo çdo gjë tjetër.
    Fatmiresisht mjekët thonë se ka një shpresë, një mundësi për trajtim jashtë vendit, por koha është e shkurtër dhe nuk pret.

    Simoni e Denisa nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet. Çdo ditë është një betejë me kohën dhe pamundësinë. Nëse nuk trajtohen jashtë vendit, fëmijët do ta humbasin plotësisht shikimin.

    Ata luten për t’i çuar fëmijët jashtë, për t’i shpëtuar nga errësira që po u afrohet me hapa të shpejtë. Ata kanë nevojë për ndihmë, që Seiti dhe Eldisa të mund të shohin dritë e të jetojnë jetën me të gjitha ngjyrat e saj, thirrje që u bë në “Për Shqiptarët”.

    Previous ArticleHoroskopi ditor, shenjat më me fat
    Next Article Një finale e paimagjinueshme! Dalin detaje nga nata e fundit e BBVA, ja cfarë na pret
    Të Fundit

    E fundit: Ndodh në ditë Bajrami, qeIIohet me a*më drejt çiftit të bashkëshortëve!

    June 6, 2025

    ‘Puthje dhe përqafime…’ Vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet!

    June 6, 2025

    U nisën për në Tiranë, aksident në urën e re të Kukësit, përpIasen tre automjete! (FOTO)

    June 6, 2025
    Tv Show

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025

    S*ks brenda BBVA? Laert Vasili plas deklaratën e papritur pas kaq kohësh duke nxjerr ne pah histori…

    June 5, 2025
    Horoskopi

    Askush nuk do e donte këtë lajm! Gjithçka kthehet ‘përmbys’ për këto tri shenja të horoskopit

    June 6, 2025

    Do ju lulëzojë leku dhe fati! Këto 4 shenja të horoskopit do mbushen me të mira në Qershor

    June 5, 2025

    Ditë të bardha dhe lumturie për këto shenja të horoskopit! Shumë lekë dhe dashuri…

    June 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.