Hilsn

E rëndë! U konfliktuan se kush do kalonte i pari, vr*tet një person në mesnatë

Një sherr ka ndodhur mes dy personave, ku njëri prej tyre ka mbëtur i vdekur.

Mësohet se viktima është Petrit Ndou, ndërsa në pranga u vu shtetasi Andi Vokri.

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh

për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata.

 

×