Hilsn

Ja paska ndjerë zemra! Ja cfarë postoi motra e Gjestit vetëm 24 orë para vd*kjes tragjike të vëllait të vogël

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Pejës. Nga një përplasje në komunikacion, jetën e ka humbur në vendngjarje Eldion Kelmendi, vëllai i ish-banorit të njohur të Big Brother VIP Kosova, Gjestit.

Lajmi ka prekur thellë familjen Kelmendi dhe të gjithë ata që e njihnin. Vetëm 20 orë para kësaj tragjedie, motra e tij, Blerina, kishte publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku ndër to ishte edhe një foto e saj me vëllain Eldionin, duke dhënë mesazhe të dashurisë familjare që sot marrin një kuptim të trishtë.

Eldioni ishte pjesë e momenteve më të lumtura të Gjestit, duke u shfaqur edhe në surprizën që iu bë atij gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku familja e mbështeti publikisht.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe hetuesit e komunikacionit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lini (@blerinalini)

×