Thashethemet për një ndarje të mundshme mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj kanë mbushur portalet online dhe rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke përmendur si shkak xhelozinë.
Sipas mediave, dyshimet për krizë në çift janë nxitur nga fakti se dyshja, sipas tyre, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe se kanë fshirë fotot e përbashkëta, veprime këto që u interpretuan si fundi i lidhjes së tyre.
Megjithatë, një verifikim i shpejtë tregon se ky informacion nuk qëndron. Si Bora, ashtu edhe Donaldi, vazhdojnë të jenë në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në platformën e Instagramit.
Për më tepër, fotot e tyre të përbashkëta vazhdojnë të jenë aktive në profilet e të dyve.
Për të hedhur poshtë plotësisht zërat, Bora Zemani së fundmi ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në Instagram një nga projektet e fundit të Donald Veshajt.
Ky veprim i fundit i moderatores konfirmon qartë se romanca mes dyshes vazhdon të jetë e fortë, duke hedhur poshtë zërat se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.