Hilsn

“Hiqe ose do largohesh ti”/ Arjan Konomi zbulon prapaskenën e sherrit me Top Channel: Ja komenti që më kërkuan të fshija

Mbrëmjen e djeshme, opinionisti i njohur Arjan Konomi ka thyer heshtjen në emisionin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, duke zbuluar për herë të parë arsyen e vërtetë të largimit të tij të bujshëm nga Top Channel.

Konomi shpjegoi se krisja me televizionin nuk erdhi për shkak të ndonjë projekti, por pas një statusi kritik që ai kishte bërë në rrjetet sociale lidhur me nivelin e opinionistëve të “Big Brother”. Ai rrëfeu bisedën e tensionuar me eprorët dhe ultimatumin që i ishte dhënë.

“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bera në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e Top Channel dhe më thanë: hiqe komentin. Unë u thashë: e kam postuar dhe nuk e heq, dhe unë nuk e hoqa. Më dhanë një pezullim, më thanë: nëse nuk e heq do largohesh ti. Okay, u thashë, do largohem unë, por postimin nuk e heq… dhe postimin nuk e hoqa,” – tregoi ai.

Ky rrëfim hedh dritë mbi prapaskenat e largimit të tij, duke treguar se opinionisti zgjodhi të mbronte fjalën e tij publike përballë vazhdimësisë së kontratës me televizionin.

×