Hilsn

Aksident tronditës në vend! Katër makina bëhen copash me njëra-tjetrën, raportohet se…

Ndërsa si zakonisht gjatë fundjavës mbizotërojnë radhët kilometrike,

një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir. Sipas informacioneve paraprake,

fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.