Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Sa dhimbje e madhe! Ndërron jetë në moshën 27 vjecare modelja e shumënjohur dhe e pëlqyer

    0
    By admin on April 11, 2025 Të Fundit

    Modelja australiane Lucy Markowitz, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë me pjesëmarrjen e saj në “Australia’s Next Top Model” dhe pushtoi pasarelat e shtëpive të mëdha si Armani dhe Versace , u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare.

    Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua të enjten nga agjencia e modelingut që e përfaqësonte, Elite Model Management, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Sipas njoftimit, 27-vjeçarja po përballej me një sëmundje të rrallë të trurit. Disa orë para se të shpallej vdekja e saj, një histori u postua në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”, ku zbulohej se ajo ishte në gjendje kritike.

    “Lucy ishte një dritë që shkëlqente. Modelimi ishte një nga ëndrrat e saj dhe ne jemi thellësisht të nderuar që i kemi qëndruar pranë në këtë rrugëtim. Ajo solli hir, forcë dhe bukuri në punën e saj. Por mbi të gjitha, ajo solli veten, ngrohtësinë, të qeshurën dhe shkëlqimin e saj”, thuhet në deklaratën e Elite.

    Lucy Markowitz, doli për herë të parë në sytë e publikut si adoleshente, duke marrë pjesë në sezonin e nëntë të “Australia’s Next Top Model” në 2015, ku u bë finaliste, duke humbur në finale nga Brittany Beatty.

    Prania e saj në garë ishte e mjaftueshme për t’i hapur rrugën një karriere ndërkombëtare mbresëlënëse.

    Modelja ka ecur në pasarelat ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar me shtëpitë kryesore të modës si; Versace, Oscar de la Renta, Bulgari, Givenchy dhe Dolce & Gabbana, ndërsa ka luajtur edhe në fushatat e Victoria Beckham.

    Në të njëjtën kohë, ajo zbukuroi faqet e revistave si Marie Claire dhe shumë edicione ndërkombëtare të Vogue.

    Tre javë më parë, Lucy Markowitz, njoftoi përmes “Instagramit” se do t’i nënshtrohej një operacioni për një keqformim arteriovenoz (AVM) në trurin e saj, një gjendje e rrallë vaskulare që mund të shkaktojë dëmtim të trurit dhe goditje në tru.

    Siç tregoi ajo, keqformimi ishte në madhësinë e një topi golfi dhe i kishte shkaktuar vazhdimisht asaj kriza epileptike. Ajo kishte luftuar vetë për më shumë se katër vjet.

    Pas lajmit për vdekjen e saj, kolegë të tronditur dhe personalitete të modës nxituan për t’i dhënë lamtumirën publike publikisht.

    Mes tyre është edhe Donatella Versace, e cila pak javë më parë dha dorëheqjen nga posti i saj si drejtore artistike e shtëpisë Versace pas 28 vitesh.

    “Më vjen shumë keq kur dëgjoj lajmet për Lucy Markowitz. Pusho në paqe, vajzë e bukur”, shkroi ajo.

    Lucy Markowitz te fundit vdekje
    Previous ArticleSA KEQ! Jeta e këtyre shenjave të horoskopit do të mbulohet nga ‘retë e zeza’ sot, ja cfarë i pret
    Next Article BBV po mbaron, debatet jo! G Bani reagon ashpër pas deklaratës së fortë të Aldos për Valbonën
    Të Fundit

    Si kurrë më parë, Ledion Lico bënë postimin e vecantë për motrën e tij!

    June 5, 2025

    Aksident i rëndë në vend! PIagosen 4 persona, 2 prej tyre janë…

    June 5, 2025

    Egli ja bënë zemrën mal nënës së Gjestit! Ja cfarë bënë këngëtarja! (Foto)

    June 5, 2025
    Tv Show

    S*ks brenda BBVA? Laert Vasili plas deklaratën e papritur pas kaq kohësh duke nxjerr ne pah histori…

    June 5, 2025

    Bën deklaratën e fortë ish-banori i BBVA: “Valbonën do të doja ta vr*sja”

    June 5, 2025

    Çfarë po ndodh me Ledion Liçon dhe Sara Hoxhën?

    June 5, 2025
    Horoskopi

    Do ju lulëzojë leku dhe fati! Këto 4 shenja të horoskopit do mbushen me të mira në Qershor

    June 5, 2025

    Ditë të bardha dhe lumturie për këto shenja të horoskopit! Shumë lekë dhe dashuri…

    June 4, 2025

    E dinit këtë? Këto shenja të zodiakut parashikojnë se cfarë ju pret, jeni të BEKUAR nëse i keni pjesë të jetës!

    June 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.