Kantautori dhe një nga serenatistët më në zë të Korçës, Nonda Kajno ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi është njoftuar nga famljarët e tij, të cilët me anë të një njoftimi bëjnë me dije se kantautori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit.
Njoftimi i familjes
Të nderuar shokë dhe miq,
Me dhimbje dhe hidhërim njoftojmë humbjen e bashkëshortit dhe babait tonë, Nonda Kajno.
Ngushëllimet do të pranohen te funerali Imperial.
Varrimi do të bëhet në orën 11:00