Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në fshatin Qishbardhë ku dy automjete janë përplasur ndërsa një prej tyre ka dalë nga rruga.
Të plagosurit mësohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





