Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Nën akuzë për pengim të drejtësisë, ja çfarë vendosi Gjykata e Tiranës për imamin Ahmet Kalaja!

    0
    By admin on June 11, 2025 Të Fundit

    Gjykata e Tiranë ka vendosur të veçojë çështjen ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale

    “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

    Bëhet me dije se në seancën e sotme, Kalaja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij. Ndërsa, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim.

    Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë.

    Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve.

    Çfarë ka ndodhur 3 vite më parë

    Neësbomb.al ka pasqyruar në Korrik 2022 një denoncim të hoxhës që drejton Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, për një efektiv të Drejtorisë së Antiterrorit që sipas tij atëkohë shantazhonte djemtë që punonin në Xhami dhe ju kërkonte që të bëheshin spiuna. E gjithë ngjarja ka nisur pas shpërndarjes së disa fletushkave në Xhami nga persona të panjohur.

    “Zotëria polici antiterrorit në bisedë kafeje u interesua edhe i dham atij aq informacion aq sa lejonte etika, po edhe dinim (pasi nuk i njohnim të rinjtë as me emra as me mbiemra) sepse siç e thashë ne nuk varemi si institucion nga AntiTerrori po nga Myftinia Tirane”, shkruante Ahmed Kalaja.

    Madje, hoxha denonconte atëkohë se polici i Antiterrorit kishte sharë djemtë e Xhamisë “Dine Hoxha” duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme për një vend të tillë.

    “Vjen në xhami edhe shantazhon edhe kërkon bashkpuntorë në emër të asaj që videoja është fshirë qëllimisht; kur deshtoi sukseshem edhe ju paraqit atij deklarata se vetem imami është përgjegjës e askush përveç tij ai vetëm turfullonte edhe thotë textualisht; ” … e di une si e donit ju tju nxirrja tgjithve prej b… jashtë… ” gjë që është filmuar edhe ruajtur edhe zotërojmë nga kamerat e Xhamisë. Me çfarë të drejte ky polic i antiterrorit shan në xhami edhe flet në atë gjuhë?!”

    Siç duket, autoritetet kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij rasti dhe organi i akuzës së kryeqytetit ka dërguar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, si i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

    ahmed kalaja
    Previous ArticleDo habiteni! Duket si 25 vjecare, ja sa vjec bënë sot Grida Duma!
    Next Article “Natën e mirë” apo fillimi i një historie të re? Postimi i Eglit ndez dyshimet për ribashkim me Gjestin
    Të Fundit

    PërIeshje e fortë fizike mes djemëve të Valbona Selimllarit dhe nipit të Frrokut! Zbardhen detaje (Video)

    July 31, 2025

    Aksident me vd*kje në vend, humb jetën një person! Ja si ndodhi ngjarja

    July 31, 2025

    Si nata me ditën! Egli Tako CUDIT me pamjen e saj në rini, më besoni nuk do e njihni!

    July 31, 2025
    Tv Show

    “Muaji nis nën ndikimin e sezonit të Luanit…”, mbani shënim këto DATA për në gusht

    July 31, 2025

    Po saldonte portën, bie nga lartësia dhe ndërron jetë!

    July 31, 2025

    Ndryshimi brutal i Egli Takos, nuk njihet…

    July 31, 2025
    Horoskopi

    Dita e fundit e Korrikut sjellë TR0NDITJE për këto shenja! Tensione dhe të papritura të paimagjinueshme

    July 31, 2025

    Gjysma e vitit do të jetë plot lekë dhe fat për këto 4 shenja! Astrologia e njohur LUMTURON këto shenja

    July 30, 2025

    Hëna e re sjellë ndryshime jetësore! Dita e nesërme do të jetë BEFASUESE për këto shenja!

    July 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.