Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet se vrau me thikë ditën e djeshme në Volos, në pallatin ku jetonin, bashkëshorten e tij 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve.
Ai ishte fshehur në një truall toke aty pranë, vetëm 200 metra nga vendi ku ndodhi krimi. Nakoleci u gjet rrugën Evripidou dhe sipas informacioneve ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Ai nuk kishte telefon celular apo ndonjë objekt tjetër me vete.
I fshehur në bar, ku ishte shtrirë edhe për të fjetur gjatë natës, i rraskapitur dhe i dobët, ai iu dorëzua policisë pa asnjë rezistencë
“Disa orë më parë, policia u njoftua nga një qytetar se brenda kësaj parcele toke ndodhej një person dhe pak më vonë dëgjuam zëra dhe dolëm jashtë. Pamë se e arrestuan burrin në fjalë, pa bërë rezistencë”, tha një dëshmitar okular.
I dyshuari ishte person me precedentë të shumtë penalë, i dënuar disa herë për drogë e organizatë kriminale, me probleme të shëndetit mendor dhe i kartelizuar. Krimi ndodhi pas debateve në familje mes çiftit dhe në sy të fëmijëve të viktimës dhe autorit.