Hilsn

Katër muaj në Iuftë me vd*kjen, nuk ja doli dot! mbyll sytë Ersi 25 vjecar, i aksidentuar në Qershor

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Pas më shumë se tre muajsh luftë për jetën, është ndarë nga jeta 25-vjeçari Ersi Fusha.

Ersi u plagos rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 qershor në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalazit, ku dy automjete tip “Benz” u përplasën “kokë më kokë”.

Që prej asaj dite, ai qëndroi në kujdesin intensiv, duke luftuar çdo ditë për të mbijetuar, ndërsa familja dhe miqtë e të riut nuk reshtën së shpresuari dhe luturi për një mrekulli.

Por, për fat të keq, mëngjesin e sotëm zemra e tij pushoi së rrahuri, duke lënë pas një boshllëk të madh

dhe dhimbje tek të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën Ersin si një djalë të dashur, të përkushtuar dhe një shpirti i ri që kishte ende shumë për të dhënë.

Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e sotme, 6 tetor, në orën 14:00, në fshatin Rrubjekë të Maminasit.

×