Hilsn

Aksident tronditës në vend! Polici përplas për vd*kje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi

Një aksident me pasoja fatale ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë,

ku një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë u përplas nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo kishte dalë nga autobusi.

Viktima është identifikuar si Kostulla Harito, 71 vjeçe.

Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe njësitë e AMP-së, të cilët kanë bërë shoqërimin e oficerit drejtues të automjetit në ambientet e policisë.

Policia rrugore po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

×