Hilsn

Ngjarje e rëndë në Maqedoni ‘Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, humbin jetën 3 persona…’

Mbrëmjen e djeshem një aksident ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut në rrugën Rashçe-Saraj ku makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

 

Në makinë ndodheshin 5 anëtarë të familjes Asllani ku përfunduan në lumën, dhe si pasojë kanë humbur jetën tre prej tyre.

Tre gratë që ndodheshin në makinë kanë humbur jetën , ndërsa drejtuesi i makinës akoma nuk është gjetur pasi është rrëmbyr nga rrjedhja e lumit. Aksioni i kërkimit u ndërpre në orët e vona të mbrëmjes duke vazhduar sot për shkak të kushteve atmosferike dhe errësirës.

 

Ndërsa fëmija 5-vjeçar gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë jashtë dhe ka shpëtuar. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital në Shkup.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e drejtuesit të mjetit.

 

×