Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Xum Allushi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një reagim të papritur lidhur me televizionin Top Channel.
Gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme ai ishte një nga personazhet që solli dinamika të ndryshme, por pas daljes nga formati duket se marrëdhënia e tij me produksionin ka ndryshuar plotësisht.
Gjatë një bisede telefonike në emisionin “Andale”, ish-konkurrenti është pyetur drejtpërdrejt se si është raporti i tij aktual me televizionin në fjalë.
Përgjigjja e tij ka qenë e ashpër: “S’më ha k*** hiç.”
Një deklaratë që me siguri do të nxisë komente të shumta në rrjet.





