Një 44-vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Selitë-Mal të Zall Bastarit teksa tentoi të kalonte lumin.
44-vjeçarja me iniciale B. P., ndërroi jetë pasi e mori rrjedha e lumit.
Trupi i saj i pajetë është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi ndërsa autoritetet po vijojnë me verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Tiranë/Informacion paraprak
Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar,
dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe,
është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë,
ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.





