Hilsn

“Nuk jam e jotja, por e…”- Brikena flet hapur, ‘refuzon’ Mateon

Një moment epik ka ndodhur së fundmi mes dyshes së momentit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Mateos dhe Brikenës.

Teksa po bisedonin me njëri-tjetrin, Brikena ka vendosur ta ngacmojë Mateon me një deklaratë të papritur, duke i bërë të qartë se kujt i përket “zemra” e saj brenda shtëpisë.

“Unë nuk jam e jotja, por e Bolit,” – i është drejtuar ajo Mateos.

Ky dedikim me humor tregon se banorja jo vetëm që e vlerëson dhuratën e tij, por e ka kthyer atë në një nga gjërat më të shtrenjta gjatë qëndrimit në izolim.