Hilsn

‘Ka fëmijë brenda o kafshë…’ Tmerr në Tiranë! Fadromat gati të rrafshojnë kopshtin, banoret te revoltuar

Prishja e një kopshti në zonën e Kombinatit, ka revoltuar banorët e zonës të cilët janë bërë gardh përpara efektivëve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar ndaljen e punës së fadromave shtetërore.

Madje, sipas banorëve, në ambientet e kopshtit që do të prishet me fadroma, ka ende fëmijë. Por, siç shihet dhe nga pamjet, mjetet e rënda kanë nisur shembjet.

“Ka fëmijë brenda o kafshë”, dëgjohet të thotë një banor që është afruar pranë kordonit të policëve.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka publikuar pamjet dhe thotë se banda me uniforma e Policisë së Shtetit është vënë në mbrojtje të krimit shtetëror, duke shembur një kopsht fëmijësh, në një kohë që vogëlushët janë ende brenda.

“Tani ne Kombinat, Tirane! Banda me uniformat e policise ne mbrojtje te krimit shteteror! Po shkatrrojne nje kopesht femijesh nderkohe qe femijet jane brenda. Biznesi eshte i certifikuar por me siguri trualli i eshte premtuar ndonje klienti te “te gjatit””, shkruan Edi Paloka.

×