Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë plagosur pesë persona.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ankona”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. I.
Nga përplasja u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Po ashtu, tre pasagjerë pësuan lëndime, por pas marrjes së ndihmës mjekësore u larguan në banesat e tyre.





