Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Rama drejtë mandatit të 4, Sali Berisha bënë reagimin e tij të parë! Ka një THIRRJE për të gjithë demokratët (Video)

    0
    By admin on May 12, 2025 Të Fundit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë deklaratën e tij të parë publike në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit,

     

    ndërsa procesi i numërimit të votave vijon dhe janë përpunuar rreth 42% e tyre në rang kombëtar.

    Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se çdo votë kundër regjimit aktual ka një rëndësi të veçantë dhe u bëri apel demokratëve në qendrat e votimit të vijojnë me përkushtim procesin e numërimit.

    “Jam këtu për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues dhe numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve. I bëj thirrje të gjitha strukturave të PD të bëjnë çdo gjë që të mbrohet çdo votë. Me përkushtimin më të madh, sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh. Qëllimi im kryesor i paraqitjes para jush është një thirrje për demokratët dhe opozitarët të tregojnë seriozitetin maksimal në vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot,” deklaroi Berisha.

    Ai theksoi se Partia Demokratike do të mbajë një qëndrim të plotë dhe të qartë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor vetëm pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, por la të kuptohet se procesi nuk ka qenë i rregullt, duke e cilësuar si një proces të deformuar nga “partia-shtet”.

    “Tani dhe njëherë, Partia Demokratike u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Mos të ketë kush asnjë iluzion se ato konkluzione kanë qenë politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara tashmë nga forumet ndërkombëtare. Le të durojmë për të përfunduar dhe numërimin e votës së fundit, atëherë Partia Demokratike do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj.”

    Më tej, Berisha përmendi disa prej praktikave që, sipas tij, kanë ndikuar negativisht në barazinë e garës elektorale, duke akuzuar qeverinë se ka përdorur burimet shtetërore për përfitime elektorale.

    “Nëse bëhen 760 mijë dhurata për votë, nëse mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra mijëra për votë, nëse ju patë qendrat e votimit të rrethuar nga patronazhistë dhe zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë. Unë sot nuk jam për këtë këtu sot. Unë u bëj thirrje demokratëve që të numërojnë çdo votë,” përfundoi Berisha.

     

    edi rama pd ps sali berisha shqiperi zgjedhjet
    Previous ArticleTë dhënat e fundit nga qarku i Tiranës! Ja si paraqiten rezultatet,PS në avantazh në kryeqytet
    Next Article Aksident i rëndë në vend! Humb jetën një grua
    Të Fundit

    Fotot tregojnë gjithcka/ Ledri Vula në pushime bashkë me Xhensilën dhe Ajkën?

    June 27, 2025

    E rëndë! Vetëvr*tet në b*rgun e Recit i dënuari, dyshohet që…

    June 27, 2025

    Një tjetër aksident i rëndë në vend: Makina përpIas motorin, 16 vjecari përfundon në spital

    June 27, 2025
    Tv Show

    Reagon Joz Marku dhe e quan Ledri Vulën “dele” pas deklaratës së fundit — përmend edhe Gjestin…

    June 27, 2025

    Çfarë po ndodh me martesen e Fifit? Këngëtarja fshinë fotot me burrin…

    June 27, 2025

    ‘Verë përvëluese’! Meteorologia Lajda Porja tregon sa do shkojnë temperaturat në korrik!

    June 27, 2025
    Horoskopi

    Lekë dhe shumë pasuri në Korrik për këtë shenjë! Ja cfarë ju pret sipas letrave Tarot!

    June 27, 2025

    ‘Lëvizje të forta, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’ Korriku muaj BEFASUES për shenjat!

    June 27, 2025

    Kujdes nga ana financiare! Kjo shenjë do të HUMBAS gjithë kursimet jetësore! Ja me cfarë sfide do përballeni

    June 27, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Pija që rrit më shumë presionin e gjakut – paralajmërimi i kardiologëve

    June 11, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.