Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Cfarë u zbulua? Vr*sja h0rror e Anesti Ramës, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares!

    0
    By admin on July 26, 2025 Të Fundit

    Një person i tretë ka rënë në pranga të policisë i dyshuar si bashkëpunëtor i 26-vjeçares Ermalinda Rama, e cila mbyti me tel babain e saj, Anesti Rama, në bashkëpunim me të ëmën, Valbona Rama, e më pas e kanë masakruar në pjesët intime.

    Personi i arrestuar është identifikuar si Çlirim Dogani, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit. Referuar njoftimit të Policisë së Shtetit, Çlirim Dogani ka ndihmuar Ermalinda Ramës në mbytjen e babait të kësaj të fundit, ku dhe janë përdorur sende të forta e mjete prerëse.

    “Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

    Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

    Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

    Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

    Ermalinda Rama dhe e ëma, Valbona Rama, tashmë të arrestuara, fillimisht kanë tentuar që ngjarjen ta trajtojnë aksidentale duke thënë se 56-vjeçari u rrëzua në tualet, por më vonë kanë pranuar krimin.

    Shkak për vrasjen e të atit, Ermalinda dëshmon se babai nuk e lejonte që të jetonte e lirë, të vishej, të dilte me shoqet e madje as nuk i jepte para, deklarata këto të mbetura ende në kuadrin e pretendimeve.

    Referuar dëshmive të familjarëve, në këtë rast të kunatës së viktimës, dhe fqinjëve, ata janë shprehur se Anesti Rama nuk merrte asnjëherë para në dorë, pasi nuk dinte shkrim e këndim dhe se rrogën që merrte nga puna që bënte në një serë bujqësore, i tërhiqte bashkëshortja me të bijën në bankë me anë të një prokurore të posaçme.

    anesti rama Emanilda Rama fier vrasje
    Previous ArticleAksident i rëndë, i riu transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës (EMRI)
    Next Article Tregoni kujdes! Temperatura përveluese për sot, Ministria e Mbrotjes apel qytetarëve
    Të Fundit

    Aksident i frikshëm në vend, humb jetën 10 vjecari! 3 persona të tjerë…

    July 26, 2025

    E diela sjellë KTHESEN DRASTIKE të motit! Lajda Porja jep lajmin e madh ‘Freskim të ajrit dhe rrebeshe…’

    July 26, 2025

    ‘Vajza e g*diti në organet gj*nitale, ndërsa gruaja e tij…’ zbulohet ‘skena’ e vr*sjes së Anesti Ramës!

    July 26, 2025
    Tv Show

    Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? I vendos këtë pseudonim

    July 26, 2025

    Aksident i rëndë në vend/ 10-vjeçari vd*s pas përplasjes së dy fuoristradave, 3 të plagosur rëndë, detajet e para

    July 26, 2025

    Krimi m*kabër/ Krijoi lidhje dashurie me Ermalinda Ramën dhe ndihmoi 26-vjeçaren të vr*ste të atin, ky është 55-vjeçari! Çfarë dëshmoi pas arrestimit Çlirim Dogani

    July 26, 2025
    Horoskopi

    Ju erdhi dita dhe juve! 5 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ditët më të bukura të vitit!

    July 26, 2025

    Periudhë pozitive pëër këto 5 shenja, ‘TMERR’ për të tjerat! Ja cfarë ju pret deri me 3 Gusht

    July 24, 2025

    Fat dhe Para deri në Dhjetor! Astrologia e njohur tregon se këto shenja do kapin qiellin këtë vit!

    July 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Ylli Merja. Keni gazra dhe fryrje barku? Ja zgjidhja me vetëm një produkt që ke në shtëpi

    May 3, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.