Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Dalin pamjet e aks*dentit me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës, humbi jetën turisti (Video)

    0
    By admin on June 3, 2025 TvShow

    Dy turistë anglezë pranë “Shkëmbit të Kavajës” morën me qira mjetin lundrues Jet Ski,

     

    të cilin e pronetuan për disa orë. Pasi u pajisen me jelek shpëtimi, ata kaluan në hapësirën e dedikuar për mjetet lundruese dhe nuk u kthyen deri sa u konstatuan nga policia kufitare.

    Tv Klan ka siguruar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e të dielës. Siç duket në këtë video, dy turistët anglezë presin të nisen me Jet Ski. Pasi ndihmohen nga punonjësi i pikës së dhënies me qira të mjeteve, ata nisën në orën 09:41.

    Gjatë kësaj kohe miqtë e tyre, i filmojnë me telefon, për të dokumentuar xhiron e tyre në det.

    Teksa dy turistët anglezë lundrojnë në det, dy efektivë të policisë kufitare paraqiten pranë biznesit për të kontrolluar dokumentacionin.

    Tetë minuta pasi nisën nga bregu i detit, viktima Sylvester Obeng, i cili ishte drejtuesi i mjetit kreu një manovër me shpejtësi e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar poshtë tij, ndërsa partnerja e tij në det të hapur.

    Kjo skenë siç duket në pamje pikaset nga miku i tyre në breg të detit i cili lajmëron pronarin e biznesit dhe efektivët e policisë. Këta të fundit lajmërojnë në radio patrullën që ndodhej në det duke kryer kontrolle.

    Mjeti lundrues i policisë kufitare niset me shpejtësi, por arrin 1 minutë më vonë pranë dy turistëve anglezë. Ata përpiqen tu japin ndihmën e shpejtë, por 34-vjeçari nuk ia doli të mbijetojë. E gjithë dinamika e aksidentit, u deklarua në polici nga partnerja e viktimës e cila i tha bluve se morën me qira mjetin dhe nuk iu kërkua as patentë dhe as iu dha skafandër.

    Por mungesa e patentës dhe kokores për policinë janë shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë nga pronari i biznesit, 56-vjeçari Luiz Xhumari, i cili këtë të hënë u vu në pranga.

    Sipas bluve të Durrësit, ai u ka dhënë me qira Jet Ski-në dy turistëve pa i pajisur ata me skafandër mbrojtëse, por vetëm me jelek shpëtimi.

    Gjithashtu nga ana policisë është pezulluar dhe aktiviteti i subjektit. Për sqarimin e plotë të ngjarjes policia po kryen verifikime edhe ndaj dy shtetasve anglezë, për të parë nëse kanë qenë nën efektin e alkoolit ndonëse deri më tani nuk ka të dhëna të tilla./Tv Klan

    Previous ArticleQershori cdo dite e me plot surpriza… Parashikimi i horoskopit, 3 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot…
    Next Article Meterologia paralajmëron: Ja cila është dita më e nxehtë e muajit, termometri shkon …
    Të Fundit

    Aksident i frikshëm në autostradë! Makina përplaset me trafikndarësen, ja cfare raportohet

    July 30, 2025

    Mos mendoni që reshjet e shiut mbaruan, ja cfarë pritet të ndodh pasdite!

    July 30, 2025

    Tërmeti i fuqishëm g*det këtë vend, evakuohen banorët!

    July 30, 2025
    Tv Show

    VIDEO/ Nisin valët e para të tsunamit pas tërmetit 8.7 ballë

    July 30, 2025

    Horoskopi ditor, 30 korrik, shenjat më me fat

    July 30, 2025

    Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë shkund tokën, alarm për cunami!

    July 30, 2025
    Horoskopi

    ‘Flisni hapur, njerëzit tuaj të besuar do ju tradhëtojnë…’ Një zhgënjim i madh do ju shka*tërroj gjithcka!

    July 30, 2025

    ‘TERMET’ për këto 3 shenja: Një javë sfiduese dhe me shumë të papritura, ja cfarë thonë yjet!

    July 29, 2025

    ‘Do pendoheni, por do të jetë vonë…’ Paolo Fox ju pralajmëron për nesër ‘Tregoni kujdes me financat…’

    July 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.