Një ngjarje tronditëse është regjistruar në kryeqytet ku një 39-vjeçar është konfliktuar dhe ka goditur me grushte dy shtetase.
Policia e Tiranës njofton se shtetasi J.D., 39 vjeç është marrë nën hetim pas një kallëzimi se ka goditur me grushte dy vajza.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori,
ku nisi procedimi penal për shtetasin J. D., 39 vjeç, pasi ka goditur me grushte 2 shtetase.