Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja e 27-vjeçarit në Tiranë, ngjarje për të cilën janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Në pranga kanë rënë Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shpallur , Klajdi Limani dhe Suate Cenoaliaj dhe një vajzë 25 vjeçare.
Si ra në kurth 27-vjeçari
Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Cenoaliaj, mësoi se 27-vjeçari e ngacmonte atë.
Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth 27-vjeçarin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë.
Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng.
Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhënë.
Pasi është lënë i lirë, 27-vjeçari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen.





