Një ngjarje e tronditëse është shënuar në fshatin Progër të Devollit.
Ku një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen dhe rezulton e zhdukur prej 12 orësh tashmë.
Emri i 76-vjeçares së humbur është Flora Hoxha, mësohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia dhe forcat e ushtrisë kanë nisur kërkimet në zonë, ndërsa autoritetet u kanë bërë apel banorëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.
Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut është momentalisht duke vijuar operacionin për gjetjen e saj, në terren janë angazhuar 15 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë.
Fshati progër është në kaos, për shkak të përmbytjeve masive, frika dhe dyshimi kryesor është që Flora Hoxha të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të përroit, ose të jetë mbytur në të.





