Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    “Më bënë magji të zezë”/ 51-vjeçarja shqiptare dënohet me burg sepse u zbulua që…

    0
    By admin on May 23, 2025 TvShow

    Një 51-vjeçare shqiptare është dënuar me dy vite burg

     

    nga gjykata e Cremonas në Itali, pasi akuzohej se kishte përndjekur për gati 10 vjet fqinjët e saj.

    70-vjeçarja Giuseppina dhe bashkëshorti i saj (i cili tashmë ka ndërruar jetë) për vite më radhë ishin përndjekur nga 51-vjeçarja shqiptare e cila i akuzonte ata se i kishin bërë magji të zezë.

    “Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk pushonte kurrë së na ofenduari: e bënte këtë çdo ditë me një ton të zemëruar. Kur na shihte, na pështynte”, ka dëshmuar e moshuara para togave të zeza.

    Një situatë dramatike e dëshmuar nga Giuseppina gjatë seancës dëgjimore nëntorin e kaluar dhe e përjetuar edhe nga vajza e çiftit, e cila u sulmua gjithashtu verbalisht.

    “Po më bën magji të zezë me sodë buke. Ajo na quajti të neveritshëm, gënjeshtarë, por ne gjithmonë i përgjigjeshim me heshtje. Përveç një herë, kur i thashë se kishte nevojë për trajtim. Ajo bënte gjithë kohës zhurmë në shtëpi, sipër, bërtiste, kur na shihte thoshte ‘zhurmë, zhurmë’, sikur të duhej ta largonte djallin, bënte gjestin me brirë dhe pështyu mbi ne”, ishte dëshmia e italianes.

    Familja ishte përpjekur të kërkonte ndihmë , duke iu drejtuar institucioneve, punonjësve socialë, por nuk u bë asgjë.

    “Ishte si një rreth vicioz. Babai im, i cili ishte sëmurë në vitin 2022, vdiq në nëntor 2024 dhe për shkak të këtyre qëndrimeve, ai nuk ishte në gjendje të përjetonte ato momente qetësie dhe heshtjeje që ishin të nevojshme për të. Ne u torturuam nga kjo zonjë”, deklaroi vajza e çiftit.

    Për shkak të fqinjës së saj, Giuseppina nuk dilte më nga shtëpia përveçse për të bërë pazar dhe për të shkuar në kishë.

    “Jam gjithmonë në ankth dhe marr ilaçe kundër depresionit. Gjithmonë u jemi përgjigjur fyerjeve me heshtje, edhe nëse kemi qenë të zemëruar brenda. Nuk e kemi vënë kurrë veten në nivelin e saj. Çdo herë e kemi raportuar, por ajo nuk ndalej kurrë”, tha më tej në gjykatë e moshuara.

    Para dënimit, 51-vjeçarja shqiptare u përpoq të mbrohej, duke pretenduar se të gjitha ishin gënjeshtra dhe duke u përpjekur të përmbyste rolet: ” Giuseppina ishte arrogante, ishte ajo që më ofendoi. Ishte faji i saj që qava shumë. Ajo gjithashtu më hipnotizoi si Giucas Casella dhe i bëri magji djalit tim. Kërkova një ekzorcist në Google”.

    Në fjalën e tij, avokati Massimo Tabaglio u përpoq ta mbronte klienten e tij, duke e konsideruar atë një “ viktimë të sistemit ”.

    Sipas avokatit, “duhet të kishin këmbëngulur më shumë në ndërhyrjen e punonjësve socialë dhe mjekëve, në mënyrë që klientja ime të merrte disa ilaçe për t’u qetësuar. Ajo jeton në botën e saj, nuk është e rrezikshme, por kishte nevojë për ndihmë. Dhe në vend të kësaj, askush nuk e bëri. Përgjegjësia për atë që ndodhi nuk mund t’i atribuohet vetëm asaj”.

    Previous ArticleKjo foto po trazon rrjetin! Bora Zemani shfaqet si asnjëherë më parë!
    Next Article Sa prekese! Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit në skenë, artistet shperthejne ne lot.
    Të Fundit

    Tronditese! Gruaja në vend i vë fIakën vetes, humb jetën

    August 24, 2025

    E diel e trishtë! Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person!

    August 24, 2025

    Aksident i katërfishtë në vend, makinat përplasen njëra pas tjetrës, disa persona…

    August 24, 2025
    Tv Show

    E rëndë në vend! Një grua i vë flakën vetes, dyshimet e para…

    August 24, 2025

    E dhimbshme:La pas 3fëmijë mërgimtari humb jetën,sapo ishte kthyer nga pushimet në Shqipëri…

    August 24, 2025

    Durrës/ Grabitësit e karburantit l*ftë me policinë në autostradën Tirane-Durrës, mbetet i plagosur një nga…

    August 24, 2025
    Horoskopi

    Një ndikim të fuqishëm te ju! Hëna e Zezë, ja cilat shenja do pësojnë ndryshime rrënjësore

    August 24, 2025

    ‘Shumë gjëra të paqarta që do ju trazojnë mendimet!’ Horoskopi për sot, përgadituni për një ditë të vështirë!

    August 23, 2025

    E Premtja me sfida dhe tr*nditje të madhe! Horoskopi për sot, këto shenja duhet të përgaditen domosdoshmërisht

    August 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025

    Doktoresha tregon arsyen:’Pse zgjoheni gjithmonë në orën 3 të mëngjesit?’

    May 31, 2025

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.