Hilsn

Shoferit i bllokohet timoni/ Makina përfundon në kanal, dy të plagosur rëndë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të kësaj të diele 14 dhjetor 2025, ku çifti i bashkëshortëve B.N dhe Xh.N. , po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, pranë fshatit Çukas
Dy persona janë plagosur rëndë, pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të kësaj të diele 14 dhjetor 2025, ku çifti i bashkëshortëve B.N dhe Xh.N. , po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, pranë fshatit Çukas.

Dyshohet se shoferi ka hasur në një difekt në sistemin e drejtimit të mjetit , tek timoni, i cili i është bllokuar duke i shkaktuar aksidentin, raporton gazetarja Anila Sefa për Klan News.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë nisur për mjekim të specializuar në Tiranë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

×