Hilsn

Tragjedi/ Rrëzohet helikopteri, fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar, ja detajet e para

Një helikopter u rrëzua pranë Aeroportit Airlake, pranë qytetit Lakeville në shtetin amerikan të Minesotës, dhe nuk pati të mbijetuar në aksident, njoftoi policia lokale.

Policia tha se aksidenti u raportua dje rreth orës 14:45 sipas orës lokale, por nuk u njoftua se sa persona ishin në helikopter, raporton CBS News sot.

Askush në tokë nuk u lëndua në rrëzimin e helikopterit. Aksidenti do të hetohet nga hetuesit e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), së bashku me Administratën Federale të Aviacionit.

×