Hilsn

Ngjarje fatale! Po punonte tokën, humb jetën burri në vend

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës

mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.

Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën,

duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme., raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa.

Viktima është shtetasi Xhoxhi Prifti, 62 vjeç.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

 

 

×