Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

    0
    By admin on August 14, 2025 TvShow

    Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhërarrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.
    Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan.

    “Po, është e vërtetë që kemi lëshuar urdhërarrestin dhe letrën e rreshtimit ndërkombëtar. Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Shkodra.

    Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan pati filluar hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani. Sipas aktvendimit, babai kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se Ismajli ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

    Më 10 korrik 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj saj për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” dhe për “Mospërfillje të gjykatës”. Sipas prokurores së rastit, Ismajli dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke ia pamundësuar babait ushtrimin e të drejtës prindërore.

    Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.

    Mirëpo nga ana tjetër, po e njëjta prokurori ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se i ka kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor–tetor 2024. /Lajmi.net/

    Previous Article“Ditë shumë e paqëndrueshme kjo…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju ditën e sotme
    Next Article “Ia dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar” – Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati i njohur shqiptar fiton betejën më të rëndë të jetës
    Të Fundit

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Vec zjarrëve, vendi fqinj g*ditet nga tërmeti! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

    August 13, 2025

    ‘Një përzierje energjish…’ Paolo Fox paralajmëron si asnjëherë më parë, ja cfarë ju pret këtë të Enjte!

    August 13, 2025
    Tv Show

    “Po shoqërohet me një bjonde…”/Roza Lati reagon pas zërave për ndarje nga Xhonatan Islami!

    August 14, 2025

    “Ia dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar” – Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati i njohur shqiptar fiton betejën më të rëndë të jetës

    August 14, 2025

    Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

    August 14, 2025
    Horoskopi

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    ‘Një përzierje energjish…’ Paolo Fox paralajmëron si asnjëherë më parë, ja cfarë ju pret këtë të Enjte!

    August 13, 2025

    ‘Ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme!’ Horoskopi për sot, bëhuni të fortë, kjo ngjarje do ju trondis shumë!

    August 12, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.