Hilsn

E rëndë/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se …

Një 59 vjecar është gjetur sot i pajetë në ambientet e magazinës pranë banesës së tij në Fier.

Burime të policisë thanë se 59-vjecari me inicialet Sh.S, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne në fshatin Cakran. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

×