Hilsn

Nami i lekut! Klevio tregon shifrën marramendëse që fiton nga TikToku

Cllevio Serbiano, i njohur për deklaratat e tij pa filtra, ka folur së fundmi në emisionin

“Krejt n’debat”, ku ndau opinionin e tij për rolin e TikTok-ut në jetën e përditshme, jo vetëm si rrjet social, por si një mjet për të përballuar sfida personale dhe ekonomike.

Sipas tij, TikTok-u për shumë njerëz është bërë një mënyrë për të shprehur veten, për të përballuar depresionin dhe për të nxjerrë në pah realitetin e tyre.

“Nëse nuk do të kishim TikTok, do t’i shfaqnim problemet në rrugë”, tha ai.

Reperi Cllevio gjithashtu zbuloi shifra të mëdha përfitimi nga platforma, duke përmendur raste të miqve të tij që fitonin mijëra euro në pak minuta,

dhe deklaroi se ai vetë gjeneron nga 200 deri në 350 mijë euro në vit nga aktiviteti në TikTok. “Jam CEO i TikTok-ut”, u shpreh ai me humor.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Cllevio pritet të ekstradohet në Shqipëri nga Dubai gjatë kësaj jave.

×