Hilsn

Tronditëse në vend! Shpërthen boksi elektrik, vd*s punonjësi i OSHEE

Një person ka humbur jetën pas shpërthimit të një boksi elektrik, paraditen e sotme, në lagjen Perash në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, punonjës i OSHEE është transportuar menjëherë në spital, ku më pas ka humbur jetën.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave,

identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

×