Një nga emrat që ka marrë më shumë vëmendje në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova 4 është padyshim Dolce.
Modelja atraktive, e komentuar për pamjen e saj joshëse dhe stilin provokues, u bë menjëherë një nga vajzat më të pëlqyera të këtij sezoni.
Për ju që nuk e dini emri i vërtet i Dolces është Dona.
Prej ditëve të para brenda shtëpisë, Dolce ka tërhequr vëmendjen e publikut, por edhe të një banori të veçantë: Eduard Kucit.
Mes tyre ka nisur një romancë e cila po zhvillohet live para syve të mijëra shikuesve, duke u kthyer në një nga historitë më të përfolura të BBVK4.
Por aventura e Donës nuk mbyllet në Prishtinë. Bukuroshja s*ksi pritet të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë.
Të premten, ajo do të transferohet në një reality show tjetër, këtë herë në Itali: “Grande Fratello”.
Ky pritet të jetë një bashkëpunim ndërkombëtar mes Kosovës dhe Italisë, që synon të sjellë personazhe nga dy tregjet televizive në një format të përbashkët.
Me pamjen e saj prej modeleje dhe karakterin e drejtpërdrejtë, Dolce duket gati të sfidojë publikun italian njësoj siç bëri me atë kosovar.
A do të shkëlqejë edhe në skenën ndërkombëtare? Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt: Dona “Dolce” po e jeton vitin e saj të madh. 💋📺🔥





