Hilsn

Pasi lajmeve qe SPAK e vendosi nën hetim, Belinda Balluku bën një reagim që nuk e prisnim

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë një reagim të papritur në rrjetet sociale, duke injoruar lajmin se është marrë në hetim nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Lajmi se emri i numrit dy të qeverisë Edi Rama është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) tronditi sot administratën.

Burime në rrjet bëjnë me dije se Ballukut i është dorëzuar fletëthirrja për t’u paraqitur në SPAK të hënën, e shoqëruar nga një avokat, çka nënkupton se mund t’i komunikohet një akuzë penale.

Pavarësisht kësaj situate, reagimi i Ballukut ishte i tillë sikur s’po ndodhte asgjë. Ajo ka postuar një mesazh në rrjetin social duke njoftuar një udhëtim pune jashtë vendit:

“Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍 Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit.”

×