Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Horoskopi ditor për sot, e Enjte 21 Gusht 2025

    0
    By admin on August 21, 2025 TvShow

    Dashi

    Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme.

    Demi

    Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift.

    Binjakët

    Nëse jeni më të qetë në dashuri, kjo ndodh për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj impulsivitetit. Shmangni largimin ndaj një personi që tashmë bën pjesë në jetën tuaj. Një punë e re ose një transferim është shumë i mundshëm.

    Gaforrja

    Dita parashikohet mjaft premtuese dhe gjatë fundjavës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Kjo gjë do të çojë në ngjalljen e interesave të reja. Gjithashtu jeni me shumë fat në dashuri. Në familje, vështirësitë do të zvogëlohen.

    Luani

    Mund të ndodhë diçka e papritur gjatë kësaj dite. Brenda fundit të muajit parashikohet që të kthehet në një dashuri të madhe. Janë ditë pasionante në maksimum, ku mundësia e takimeve dhe krijimit të çifteve të reja nuk do të mungojë. Në punë situata do të përmirësohet, por ndoshta do të jetë e nevojshme që të ndryshohet rrugë.

    Virgjëresha

    Tregohuni të kujdesshëm ndaj një situate të pasigurtë, sidomos lidhur me ndjenjat. Kjo e enjte parashikon rikuperim terreni. Në dashuri do të përballeni me dyshime, ndaj bëni mirë që të mos i mbani brenda vetes gjërat që nuk shkojnë.

    Peshorja

    Disa tensione që keni përjetuar së fundmi, mund të kenë shkaktuar tensione dhe pasiguri. Jeni duke dalë nga një periudhë kaotike, por dashuria do ju dhurojë emocione të reja. Në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, përmirësimi do të jetë i ndjeshëm, sa i takon punës.

    Akrepi

    Ju pret një situatë shumë e rëndësishme sa i takon dashurisë. Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv. Ndonjëherë i shihni gjërat gri, ndërsa realisht do të ndiheni më të stimuluar. Edhe sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm. Intensiteti do të jetë më i mirë me të lindurit e shenjës së peshqve, bricjapit dhe demit.

    Shigjetari

    Do ju duhet ti bëni llogarinë me ndikimin e kundërt të Hënës. Ju presin orë me luhatje lidhur me raportet ndërpresonale. Një mik ose partner, mund t’iu dalë nga fjala që iu ka dhënë. Gjatë pasdites, do të keni një shpërqendrim i cili mund t’iu acarojë.

    Bricjapi

    Do të jeni të karikuar me energji dhe kjo periudhë do ua shpërblejë. Dashuria mbetet pozitive, por vetëm pas datës 26, situata do të marrë një kthesë të ndjeshme pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një histori të turbullt, duhet të tregoheni më të qartë. Në punë, do të keni mundësi që të bëni hapa përpara.

    Ujori

    Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv në shenjën tuaj. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm, pas një lodhje të madhe që keni kaluar. Situatat që do të lindin në këtë moment, do të sjellin një sërë përfitimesh. Mos reagoni gjithmonë me nervozizëm dhe mundohuni që të mos jeni shumë konfliktual, shkruan noa.al. Kërkoni brenda vetes, dimensionin që keni ende pa zbuluar.

    Peshqit

    Do të merrni jo pak kënaqësi gjatë kësaj periudhe. Dashuria do të sjellë harmoni, por mbani parasysh se ditët më të mira do të jenë mes të shtunës dhe të dielës. Bëni mirë që ta programoni fundjavën në mënyrë sa më pozitive. Ndikimi i Hënës do të sjellë jo pak probleme, ndaj bëni kujdes me paratë.

    Previous ArticleNdahet nga jeta në moshën 88-vjeçare gjyqtari Frank Caprio që fitoi zemrat e publikut me mirësiellje
    Next Article Familja në ankth, policia në alarm!/ Zbardhet e vërteta e zhdukjes së ish-zv/drejtorit të AKSHI-t???
    Të Fundit

    Aksident i frikshëm! Humb jetën një person, Iëndohen 5 të tjerë.

    August 21, 2025

    FATALE! Gruaja vr*t burrin dhe dy fëmijët e saj të m*tur, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar! (Detaje)

    August 21, 2025

    ‘U largova me…’ Zbardhet dëshmia e Daniel Shimës, a është kjo e vërteta e zhdukjes së ish zv.drejtorit të AKSHI-t?

    August 21, 2025
    Tv Show

    Tragjike/ Anija e mbytur me emigrantë në mes të detit, raportohen të lënduar dhe v*ktima

    August 21, 2025

    Gruaja vr*t burrin dhe dy fëmijët, më pas i jep fund jetës, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

    August 21, 2025

    Familja në ankth, policia në alarm!/ Zbardhet e vërteta e zhdukjes së ish-zv/drejtorit të AKSHI-t???

    August 21, 2025
    Horoskopi

    Një ngjarje e rëndë do ju tr*ndis! Yjet sjellin trazira për këto shenja, ja cfarë ju pret

    August 21, 2025

    ‘Hiqet si i mirë, por ju do të keqen!’ Yjet cjerrin fytyrën e këtij personi të afërt, ja në c’mënyrë do surprizoheni!

    August 20, 2025

    Zhvillime të reja, ndikime tr*nditëse! Hëna e re e Gushtit sjellë këto ndryshime në këto shenja

    August 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.