Hilsn

Trondit modelja e njohur, tregon dhunën e përjetuar nga martesa me shqiptarin: “Më ka thyer qafën…”

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë me publikun një detaj tronditës nga jeta e saj private.

Ajo ka treguar se para martesës me biznesmenin iranian Sam Nazarian, ajo ka qenë e martuar me një shqiptar, por lidhja nuk ka funksionuar.

Modelja e famshme, e cila është e njohur për natyrën e saj të hapur, e pranoi këtë detaj me sinqeritet:

“Ai më ka pas thyer qafën… se kam qenë e martuar me një shqiptar. Por nuk shkon, nuk shkon more vëlla”.

Në të njëjtën kohë, Emina ka folur edhe për djalin e saj, i cili erdhi në jetë përmes procesit IVF. Ajo u ndal te kjo çështje, duke shpjeguar se në Shtetet e Bashkuara, kjo procedurë ofron mundësinë e zgjedhjes së gjinisë së foshnjës.

Tashmë Emina dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian janë prindër të dy vajzave dhe një djali, duke krijuar një familje të lumtur.

Ky rrëfim ka treguar edhe njëherë se ajo nuk heziton të ndajë detaje nga jeta e saj, si ato të bukura ashtu edhe ato sfiduese.