Hilsn

I fundit! Shpërthim me tritol në një biznes, detajet! Lënda plasëse ishte vendosur tek dera

Kuçovë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

×