Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku 31-vjeçari Ilirjan Selmani vrau 52-vjeçaren Kozeta Teço.
Policia ka prangosur 31-vjeçarin ndërkohë që ky i fundit fillimisht hodhi poshtë akuzat duke pretenduar se nuk e ka vrarë ai partneren e tij dhe se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ai ka qenë në qytetin e Korçës.
“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”, mësohet të ketë thënë ai, ndërkohë që pas shtatë orësh pyete ku dhe u ballafaqua me provat që ka në dorë policia, i riu pranoi disa episode por jo vrasjen.
“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”, deklaroi ai, ndërkohë që më vonë “u dorëzua” dhe pranoi autorësinë e vrasjes dhe shprehu pendesë.
Selmani vijoi dëshminë e tij duke treguar se partnerja e tij ishte e alkoolizuar dhe koëve të fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte.
Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditëm ë parë, ku 31-vjeçari qëlloi me thikën e bukës 50 herë partneren e tij 52-vjeçare.
Pas këtij akti monstruoz ai i vendosi zjarrin banesës me qëllim për të fshehur gjurmët, por grupi hetimor falë kamerave në zonën përreth arriti që të zbardhte këtë ngjarjen dhe të arrestonte Ilirjan Selmanin si autorin e vrasjes së Kozeta Teços.