Hilsn

‘E gjithë Shkodra e di që ti je…’ Zbardhen fjalët që Shkambi i tha Astrit Kalasë para vr*sjes

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e plotë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi më 6 tetor brenda sallës së gjyqit.

Për herë të parë janë bërë publike edhe fjalët që janë konsumuar në sallë pak çaste para krimit.

Sipas dosjes hetimore, Gjon Shkambi xhaxhai i atuorit të vrasjes i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”/

Pas kësaj, gjyqtari Astrit Kalaja i është përgjigjur: “Vazhdo ti, vazhdo…”

Në këtë moment, Elvis Shkambi – nipi i Gjon Shkembit – ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me pistoletë disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur brenda sallës nr. 3 të Gjykatës së Tiranës, në prani të disa personave të tjerë, përfshirë Ragip dhe Ervis Kurtajn – palë në proces.

Sipas dëshmisë së Ervis Kurtajt, ai ka tentuar të largohet së bashku me të atin, por autori ka qëlluar edhe në drejtim të tyre.

Si pasojë, Ervisi është plagosur në krahun e djathtë, ndërsa Ragipi ka marrë plagë në brinjë.

Dëshmia e Gjon Shkembit: “Jam viktimë, nuk dija gjë për vrasjen”

Gjon Shkambi, i cili shoqëronte nipin e tij në gjyq, ka mohuar përfshirjen në krim. Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për atë që do të ndodhte:

“Jam viktimë në këtë rast, nuk kam vrarë njeri, s’kam ditur gjë. Me nipin, Elvisin, kemi një pronë të përbashkët, për të cilën ishim në gjyq.”

Arma dhe provat e sekuestruara

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet, është sekuestruar arma e krimit – një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning.” Arma kishte një fishek në fole dhe dy të tjerë në krëhër, gati për qitje.

Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur edhe një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 31 fishekë kalibri 9 mm, të cilët sipas ekspertëve janë fishekë manovër.

 

×