Hilsn

Aksident i rëndë në vend! Makina përplasen kokë më kokë, dy persona…

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorial në qytetin e Fierit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej automjeteve ka përfunduar

në kanal ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Si pasojë e përplasjes të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

×