Hilsn

Nuk do e besoni dot se cfarë shkruajnë mediat serbe pas fitores së Shqipërisë në ndeshje

Pas humbjes 0-1 ndaj Shqipërisë në Leskovac, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, opinioni public

dhe mediat serbe kanë shpërthyer në reagime të ashpra, duke e cilësuar rezultatin si një “dështim historik”.

Humbja erdhi në një ndeshje kyçe, duke e vënë Serbinë në një pozicion shumë të vështirë në Grupin K.

Ndërsa shqiptarët festuan fitoren, pakënaqësia e tifozëve serbë shpërtheu në stadium me thirrjet “Piksi, largohu!”, duke kërkuar dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojković.

Trajneri Stojković, i njohur si “Piksi”, mori menjëherë përgjegjësinë për humbjen, duke ofruar dorëheqjen.

Ai deklaroi se nuk e priste këtë rezultat, veçanërisht nga një kundërshtar si Shqipëria, dhe se skuadra nuk pati as zgjidhje dhe as motivim të mjaftueshëm.

Ndërkohë, mediat serbe e përshkruan këtë humbje me fjalë të rënda, si “tragjedi,” “katastrofë,” dhe “dështim historik.”

Ato theksuan se skuadra u shfaq e paorganizuar dhe pa ide loje.

Humbja kundër Shqipërisë, e cila konsolidoi vendin e dytë në grup, ka vënë Serbinë në një pozitë shumë të vështirë për të arritur kualifikimin,

duke nxitur thirrjet në media për ndryshime më të gjera në strukturën e Federatës dhe në stafin teknik.

×