Hilsn

“Pasagjerët fluturuan nga dritarja”, aksident tragjik, humbin jetën 9 persona e plagosen 26 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në provincën Antalya të Turqisë jugore, ku u regjistruan 9 viktima.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë autobusin e kthyer përmbys në zonën e Dosemealti, ku ndodhi ngjarja.

Guvernatori i provincës Hulusi Sahin tha se 26 persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje kritike.

Ndërsa mësohet se në momentin e përplasjes disa pasagjerë u hodhën nga autobusi,

i cili kishte udhëtuar gjatë natës nga Tekirdagu në veriperëndim të Turqisë.

Antalia, një destinacion i njohur turistik në Mesdhe, është goditur nga shira të rrëmbyeshëm ditët e fundit.

“Toka ishte e lagësht dhe kishte edhe mjegull në zonë. Nuk është një vend për të shpejtuar, por duket se autobusi po e kalonte shpejtësinë”, tha Sahin për TRT.

×