Hilsn

Aksident i rëndë në vend, disa të plagosur transportohen drejt spitalit

Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë dy udhëtarë janë lënduar.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

×