Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga banesa.
Sipas policisë, dyshohet se i riu ishte në gjendje të rënduar psikologjike
“Në rrugën “Bedri Karapici” dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. B., 33 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.





