Hilsn

Tragjike! Merr flakë makina, një person digjet brenda saj në vendin tonë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një automjet tip BMW është djegur në Qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa viktima është gjetur në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme, ndërsa dyshohet se e kanë vrarë dhe më pas kanë djegur makinën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”,

ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

×