Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Miliona € drejt Peqinit, kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai

    0
    By admin on August 11, 2025 TvShow

    Euronews Albania publikon mesazhe të tjera nga dosja e kartelit shqiptar të drogës që arriti të ndikonte në çmimin e kokainës në Europë.

    Ky grup po hetohet nga SPAK, ndërsa në përgjime dalin shumat e mëdha monetare që përfitohen, të cilat arrijnë në miliona euro.

    Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së.

    “Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike.

    Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.

    Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë. Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin ‘Jul’ (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.

    Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike.

    Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më me lëndë narkotike.

    Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai.

    Biseda e përftuar midis vëllezërve Çela është:

    ‘Me kismet fundjavës t’kaloj 1M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus ktej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”

    Në dosje flitet për shuma të frikshme qarkullimi parash. Në një rast, mbi 1 milion euro janë dërguar në Peqin.

    “Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si ‘1.160’, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro, nga ‘shoku’.

    ‘Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR’.

    Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja.

    … Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Fadil Balla, të cilit i referohet si “Shijaksi”.

    11.21.3. Në orën 11:08:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan:
    ‘Ça bane?… Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu tisot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…’

    Previous ArticleFjalimi që po bënë xhiron në rrjet! Ja cfarë fjalësh i dedikon Arbana Osmani vëllait të saj në ditën e dasmës
    Next Article Shkoi për plazh, por gjeti vd*kjen! Humb jetën pushuesi (Detaje)
    Të Fundit

    Cfarë i paska ndodhur? Rozana Radi SHTANG me dukjen pas BBVA, ja sa qenka dobësuar

    August 11, 2025

    Shkoi për plazh, por gjeti vd*kjen! Humb jetën pushuesi (Detaje)

    August 11, 2025

    Fjalimi që po bënë xhiron në rrjet! Ja cfarë fjalësh i dedikon Arbana Osmani vëllait të saj në ditën e dasmës

    August 11, 2025
    Tv Show

    Selvija reagon ashpër pas skandalit të Shpat Kasapit në dasëm…

    August 11, 2025

    Terror në rrugë/ Qëlloi me armë zjarri pas një parakalimi në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

    August 11, 2025

    Miliona € drejt Peqinit, kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai

    August 11, 2025
    Horoskopi

    ‘Ditë e mbushur me momente fantastike dhe të trishta…’ E Hëna nis me luhatje të mëdha emocionale për këto shenja

    August 11, 2025

    ‘Paqendrueshmëri dhe të papritura…’ Një ditë me tensione dhe sfida do ju mbërthejë!

    August 7, 2025

    ‘Të mërkurën dhe të Enjten…’ Yjet sjellin sfida për këto 3 shenja, ndërsa të tjerat do gëzojnë!

    August 6, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.