Hilsn

Bota e futbollit në Zl/ Ndërron jetë sulmuesi 21vjecar, pësoi dëmtim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes…

Bota e futbollit është në z* pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri anglez Billy Vigar,

 

i cili humbi jetën në moshën 21-vjeçare pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në Angli.

Ish-sulmuesi i akademisë së Arsenalit u përplas me një mur betoni gjatë përpjekjes për të mbajtur topin në lojë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin e Wingate & Finchley, në kuadër të Isthmian League Premier Division. Si pasojë e goditjes së fortë, Vigar u dërgua urgjent në spital dhe u vendos në koma të induktuar.

Familja e tij konfirmoi lajmin e trishtë: “Pas një dëmtimi të rëndë në tru, Billy u vendos në koma të induktuar. Të martën iu nënshtrua një operacioni për të ndihmuar në rikuperimin e mundshëm, por për fat të keq, dëmtimi ishte shumë i rëndë. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes. Jemi të shkatërruar, por të prekur nga dashuria që ka marrë Billy nga bota e sportit.”

Klubi i Chichester City anuloi ndeshjen e fundjavës dhe publikoi një mesazh ngushëllimi: “Me shumë trishtim konfirmojmë ndarjen nga jeta të Billy Vigar. Ai ishte një djalë i dashur dhe pjesë e rëndësishme e klubit tonë. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e tij.”

Vigar ishte pjesë e ekipit U21 të Arsenalit dhe kishte luajtur me Derby County dhe Eastbourne Borough, ku la përshtypje pozitive. Ngjarja ka tronditur komunitetin e futbollit anglez, ndërsa federata dhe klubet ku ai ka luajtur kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Në nder të tij, janë shtuar thirrjet për një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës në të gjitha ligat jo-profesionale në Angli.

×