Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një i moshuar është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Osum.
Bëhet me dije se i moshuari, dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Osum.
Ndërsa policia, përmes një njoftimi për mediat, bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit të 93-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.





