Koreografi i njohur, Tan Brama, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës prekëse nuk i mbajti dot lotët në momentin kur u ndal të fliste për familjen e tij.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” tregoi momentin e dhimbshëm kur vëllai i tij i madh, Naimi, u nda nga jeta 6 vite më parë në një aksident në një ashensor.
“Mënyra se si ka ikur… Një aksident… Nuk kam folur ndonjëherë. Edhe te Big-u nuk e kam përmendur, e ruaja gjithmonë. Ndjesë! Është shumë e vështirë të flasësh. Ka qenë e vështirë, sepse ai ishte shumë i dashur, punëtor, alegro, gjithmonë i qeshur. Nuk ma mori mendja që do ikte në atë lloj mënyre.
Ishte e vështirë, shumë e vështirë. Unë isha në prova në mëngjes. Aty e mora lajmin. Dua të flas shumë, por është shumë e vështirë.
Naimi ishte me estradën e Tiranës. Bënte pantomime. Kur fillova të kërceja, ai më mbështeste. Më thoshte: ‘Bravo, është e vështirë;’. Ishte viti ’93. Nuk më thoshte asnjëherë ‘jo’. Kur fillova të dilja në televizion më thoshtë ‘Bravo’. Më ka mbështetur shumë. Si Çimi, ashtu edhe Naimi”, tha ndër të tjera Tan Brama.